Arsenal do të luaj nesër takimin e javës së 21 kundër West Brom dhe pavarësisht se ky sezon ashtu si shumë të tjerë vitet e fundit nuk po shkon siç duhet, futbollistët gjejnë kohë për pak kohë me njëri-tjetrin.

Është mesfushori egjiptian El Neni i cili me anë të një fotoje të postuar në rrjetin social “twitter” ka vënë në lojë sulmuesin kilian Alexis Sanchez. El Neni shfaqet duke hipur në një makinë dhe në morinë e shokëve të etiketuar mungon Sanchez për të cilin mesfushori shkruan: “Më vjen keq për ty Sanchez, nuk ka vend”.
444
Një shaka e El Neni-t i cili ka etiketuar shokët me të cilët do të shkojë në Rusi, për Botërorin, por siç e dimë Sanchez mungon për shkak se Kili nuk arriti të siguronte një biletë në grupin e Amerikës së Jugut.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb