Mediat angleze si gjithnjë janë të veçanta në titujt që përzgjedhin, faqet e tyre të para gjithnjë prodhojnë lajme. Këtë të mërkurë, pjesa e tyre më e madhe, i janë rikthyer edhe një herë finales së Champions League të zhvilluar në Paris:

“Na trajtuan si kafshë”, shkruan “Star Sport” në faqen e parë duke sjell disa nga dëshmitë e tifozëve të Liverpool.

“Daily Express” i ka kushtuar faqen e parë rikthimit të Lukakut tek Inter: “Dështimi i Chelsea, Lukaku rikthyet tek Inter”, shkruan Star duke e konsideruar këtë si një nga lëvizjet më të dështuara të londinezëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Metro Sport”, e përditshmja tjetër britanike, vjen me një lajm në lidhje me të ardhmen e trajnerit të përfaqësueses angleze, Gareth Southgate, i përfunduar nën akuzë pas zhgënjimit total në Ligën e Kombeve: “Ne besojmë te Gareth”, është titulli që i referohet deklaratës së presidentes së Federatës Angleze e pyetur mbi këtë temë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb