Napoli tregoi muskujt përballë Juves, vërtetoi se janë favorit absolut për të fituar titullin në Serie A. Blutë shtojnë edhe më shumë presionin ndaj rivalëve duke e dërguar në plus 10-të diferencën në raport me Milanin e vendit të dytë dhe plus 13 në raport me Inter.

Dy ekipet nga Milano zbresin në fushë këtë të shtunë me një mision të përbashkët, të fitojnë për të mos thelluar edhe më shumë diferencën me kreun. Kuqezinjtë e Piolit luajnë në transfertë përballë Lecces ndërsa Inter pret në “San Siro” Verona-n.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat italiane i bënë jehonë suksesit të Napoli përballë Juve, të gjitha bashkohen në një pikë, kjo ishte një provë force nga kryesuesit ndërsa tashmë e kanë vetë në dorë fatin e titullit kampion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb