SHBA

Mbrëmjen e djehsme është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Gloden Globe’. Filmi më i mirë dramatik është zgjedhur “Nomadland” me regji të Chloe Zhao, ndërsa aktorja më e mirë Jodie Foster.

Hollyëood Foreign Press zgjodhi “Nomadland” si filmin më të mirë dramatik, një fitore që i hap rrugën Oskareve për filmin e Chloe Zhao me Frances McDormand.

Chloe Zhao është gruaja e parë me origjinë aziatike dhe gruaja e dytë që ka fituar çmimin e regjisores më të mirë në historinë 78-vjeçare të Golden Globes.

Jodie Foster fitoi një Glob të Artë si aktorja më e mirë për filmin “The Mauritanian”. “Nuk e kam pritur të jem përsëri këtu “, tha aktorja e cila në film, bazuar në një histori të vërtetë, luan një avokate që mbron një të burgosur në bazën e burgut Guantanamo.

Globi i Artë për për këngën origjinale më të mirë të vitit 2020 shkoi për këngëtaren italiane Laura Pausini. “Io Sì” nga “Jeta para vetes” nga Edoardo Ponti. “Unë kurrë nuk kam ëndërruar të fitoj një Glob të Artë, nuk mund ta besoj”- u shpreh këngëtarja e njohur italiane.
Por si ishin veshur yjet në natën e madhe të ndarjes së çmimeve. Ja disa nga veshjet më të bukura që tërhoqën vemendjen në tapetin e kuq.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: