Marrëdhënia mes Uanda Narës dhe Mauro Ikardit ka përfunduar, dhe shkak është bërë tradhëtia e supozuar e futbollistit argjentinas. Teksa ishte në një lidhje me prezantuesen e njohur, futbollisti ka pasur marrëdhënie seksuale me një modele të quajtur Kandel Leçe. Ajo ka zbuluar detajet e asaj nate me Ikardin në llogarinë “Gossipeame”, në Instagram.

“Nuk e dija nëse duhet të dilja të flisja apo jo, e vërteta është që sot kam një ditë të komplikuar për shkak të problemeve shëndetësore dhe familjare. E gjithë kjo është e vështirë për mua, kam shumë për të humbur. Nëse doni të gjykoni dikë që ra në dashuri, mund të më gjykoni me qetësi. E takova atë person (Ikardin) në tetor të vitit të kaluar, po shkëmbenim pëlqime në rrjetet sociale dhe filluam të bisedonim. Në datë 23 më merr në telefon dhe më thotë se dëshironte të bisedonte me mua. Unë i thashë mirë, edhe pse për mua tashmë ishte tema e përfunduar. Në datën 25 më vjen një telefonatë tjetër dhe më thotë që donte të më takonte. Ai më kërkoi që të largoja telefonin sepse nuk donte të kishte asnjë foto pasi po rrezikonte shumë. Unë i thash që në rregull, por vetëm pasi të telefonoja mamin. E mora në telefon dhe i thashë që do të shkoja në Buenos Aires, por nuk i thashë me kë do të shkoja që Mauro të rrinte i qetë. Më pas shkuam në një apartament, dhe më vonë ai më tha që duhet të bënte disa gjëra dhe duhet të largohej. Ai iku ndërsa unë qëndrova pasi më kishte rekomanduar një vend për të shkuar për ushqim meksikan për drekë”, deklaroi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: