Ndonëse prej 6 ditësh ai po luftonte mes jetës dhe vdekjes, zemra e Andi Malokut dje pushoi së rrahuri pas një komplikacioni shëndetësor. 24-vjeçari mbeti i plagosur në atentatin që ndodhi në makinën e Arjan Ndojit, ku u qëllua me dy plumba dhe prokurori i Durrësit dhe miku i këtij të fundit, Aleksandër Laho, i njohur me nofkën ‘Rrumi’.

Maloku, shoferi i prokurorit, ndodhej te Spitali i Traumës që prej 1 nëntorit, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke marrë dy plumba në mushkëri dhe një në shtyllën kurrizore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në profilin e tij të ‘Facebook’, të afërm dhe miq i kushtojnë fjalë zemre Andi Malokut dhe i shprehin ngushëllime familjes. Kujtojmë se më herët ai ka punuar si punonjës policie në komisariatin e Krujës.

Ngushellime
Ngushellime

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb