FIER-Kemi dëgjuar shpesh herë për anomali tek kafshët, ndaj një rast i tillë është regjistruar në Fier.
Një familje në fshatin Cakran në Fier ka bërë publike një anomali, ku mes 13 zogjve, njëri prej tyre lindi me 4 këmbë. Zogu, edhe pse me këtë anomali, nuk ka shfaqur probleme, ndërkohë që ai ushqehet si normalisht.
Fenomeni i 4 këmbëve njihet ndryshe si “polymelia” dhe është një defekt gjenetik në lindje.
(ed.me/BalkanWeb)