BANGKOK

Tajlanda këtë të premte nuk ka raportuar asnjë të vdekur ose të infektuar me koronavirus.

Ky shtet aziatik, jo shumë larg Kinës, vendit të origjinës së virusit, ka gjithsej 3037 raste të konfirmuara të koronavirusit.

Ndërsa, në Tajlandë kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19, 56 persona, që kur ka shpërthyer pandemia, në fillim të janarit.

Po ashtu, nga nisja e pandemisë, janë shëruar e janë kthyer sërish në shtëpi në Tajlandë, 2910 pacientë. Këto ishin të dhënat zyrtare të dhëna nga qeveria lokale.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb