Dënimi me -15 pikë në Serie A ndërlikoi akoma më shumë një sezon të vështirë për Juven. Të gjithë objektivat sezonal janë në dyshim të fortë, për të mos thënë të pamundur, por trajneri Allegri dhe lojtarët vijojnë të besojnë se mund të shpëtojnë akoma këtë sezon. Shumë më ndryshe e shohin drejtuesit të ardhmen, ku i pari në dyshim është gjithnjë trajneri.

La Gazzetta dello Sport i ka kushtuar këtë të shtunë faqen e parë pikërisht Allegrit dhe të ardhmen së tij: “Në fije të perit”, shkruan e përditshmja më e madhe sportive, sipas të cilës John Elkann ka besim te trajneri, por jo pjesa tjetër e stafit drejtues.

Jo të gjithë janë të bindur se projekti i ri mund t’i besohet Allegrit. Në të njëjtën linjë është edhe Tuttosport: “Juve, dyshime për Allegrin”.
(BalkanWeb)