Arsenal mundi 3-1 Tottenham në derbin e Londrës. Një nga më protagonistët për vendasit ishte Granit Xhaka, i cili realizoi një gol.

Pas sfidës, të shumta kanë qenë lëvdatat për lojtarin me origjinë shqiptare. Futbollisti francez, Alexandre Laccazette që ka qenë në sezonin e kaluar pjesë e Gooners ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan shqip: “Vllau jem”.

Marrëdhënia mes Xhakës dhe Laccazette ka qenë përherë e mirë dhe shoqëria mes tyre vazhdon, pavarësisht se nuk janë më në të njëjtën skuadër.

Laccazete

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb