Kuvendi sot i është nënshtruar një seance maratonë, ku të gjitha grupet parlamentare, dëgjuan programin qeverisë e pas saj, seanca do i drejtohet debateve mes deputetëve.

Para nisjes së seancës, deputetët e sapozgjedhur janë parë grupe-grupe në oborrin e Parlamentit apo dhe rrugës për atje. Ajo që bie në sy, janë veshjet e të zgjedhurve të popullit.

Si burrat dhe gratë kanë treguar kujdes në veshjen e tyre. Në deputet femra, vëmendje tërhoqën Blerina Gjylameti, e cila kishte zgjedhur të vishte një kostum ngjyrë rozë.

Ministrja Elisa Spiropali, ishte veshur me një kostum të bardhë, që duhej pranuar që e nxirrte mjaft bukur. Po me të njëjtën sharm vijojnë deputetja, Etilda Gjonaj dhe dy ministret, Ogerta Manastirliu dhe Olta Xhaçka.

Nga radhët e opozitës, vëmendje tërhoqën 22-vjeçarja e PD Andia Ulliri, Orjola Pampuri, Albana Vokshi dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, që krahas kostumit që kishte veshur, bie në sy dhe për modelin e ri të flokëve.

Nga krahu tjetër, deputetët burra kanë tërhequr vëmendje me kostumet e tyre serioze. Ndër më të spikaturit, ishin, Ulsi Manja, Arben Ahmetaj, Besion Abazi, Bledi Çuçi, Ervin Salianji, Lulzim Basha etj.

Sakaq, paparazëve të LSA nuk i ka shpëtuar dhe momenti, kur deputeti i PS, Toni Gogu, shtrëngon duart me kryetarin e grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb