Mara Wilson në vitin 1996 luajti në filmin familjar “Matilda”, duke shënuar një sukses të madh në moshën 9-vjeçare. Vetëm katër vjet pas publikimit të filmit të famshëm, aktorja u tërhoq nga ekrani i madh dhe mori pjesë në shfaqje të ndryshme.

Në vitin 2013, ajo vendosi të ndryshonte karrierën dhe e ktheu vëmendjen te shkrimi, megjithëse ajo ende shfaqej në seriale si Broad City dhe BoJack Horseman. Drama e saj Sheeple u vu në skenë në vitin 2013 dhe libri i saj, Ku jam unë tani? True Stories of Girlhood and Accidental Fame, u publikua në vitin 2016.

Dy vjet më vonë, Wilson bashkëpunoi me Project UROK, një organizatë jofitimprurëse, misioni i së cilës është të ndihmojë adoleshentët me sëmundje mendore.

Tashmë 35-vjeçarja “Matilda” jeton në Kaliforni dhe ja si duket sot.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: