PSG nuk ka rivalë në Ligue 1, historia vijon të jetë e njëjtë edhe këtë sezon. “Sheikët” e Parisit “fluturojnë” me dyshen Mbappe-Messi, protagonistë të një sfide fantastike në ‘Veledrom’ përballë Marseille.

Në mungesë të Neymar, Mbappe-Messi dhuruan show ofensiv me PSG që merr një trepikësh të rëndë pas fitores së pastër 0-3 duke bërë që diferenca me vendin e dytë, Marseille, të shkojnë në tetë pikë.

Transferta nisi keq për PSG ku pas vetëm 16 minutash lojë humbën shërbimet e Kimpembe me mbrojtësit që praktikisht mbyll sezonin. Në minutën e 25-të, Messi dhuroi një asist për Mbappe me sulmuesin që nuk fali duke kaluar parisienët në avantazh. Mbappe i riktheu reston Messi-t katër minuta më pas me “pleshtin” që e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Ky ishte goli i tij i 700 në karrierë në rang klubesh. Me fillimin e pjesës së dytë, Mbappe, i shërbyer sërish nga Messi realizoi golin e tretë për PSG dhe të dytin personal duke mbyllur llogaritë me Marseille. Mbappe shkon në kuotën e 200 golave me fanellën e PSG duke kapur në majë Edison Cavanin, si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit francez.

Equipe
Equipe

“Në planetin e Mbappe”, shkruan L’Equipe duke i kushtuar faqen e parë yllit francez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: