FORT BRAGG, KAROLINA E VERIUT

Shumë ushtarë amerikanë kanë marrë fletë-thirrje që të nisen për një mision në Lindjen e Mesme, ndërsa për shumë prej të rinjve ky do të jetë misioni i parë.

Të rinjtë që do të nisen si ushtarë bënë gati valixhet, paketuan ushqimin, morën armën dhe pasi takuan të dashuri, janë nisur për në misionin e radhës. Rreth 600 ushtarë, kryesisht  të rinj në Fort Bragg, Karolina e Veriut, u nisën për në Lindjen e Mesme, pjesë e një grupi prej 3.500 parashutistësh amerikanë që pritet të vendosen në rajon, shkruan Reuters.

Kuvajti do të jetë ndalesa e tyre e parë, ndërsa më vonë ndalesat klasifikohen. “Ne do të luftojmë vëlla”, thotë një ushtar, duke mbajtur dy gishtat lart dhe duke treguar armën. Ushtarët janë vendosur në disa zona militare, të cilat janë të njohura në SHBA.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Disa ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi vrasjen me dronë të komandantit ushtarak iranian Qassem Soleimani, duke ngritur frikën e konfliktit të freskët në Lindjen e Mesme, burrat dhe gratë e Divizionit të 82-të Ajror të Ushtrisë amerikane po lëvizin në një “dislokimin më të shpejtë”. Gjeneral Majori i Ushtrisë amerikane James Mingus iu uroi fat të rinjve që do të nisen për në mision.

Një ushtar nga Ashboro, Virxhinia, tha se ai nuk ishte i befasuar kur erdhi urdhri. “Unë thjesht po shikoja lajmet dhe vërejta si po rridhnin gjërat në Lindjen e Mesme. Atëherë më erdhi edhe ftesa për të shkuar ushtar në atë rajon e do shkoj sigurisht”, deklaroi 27-vjeçari. Ushtarët që nisen tani me misione janë dukshëm më mirë në kushte sesa ushtarët amerikanë që shkonin në vitet 1930 apo 1940. Një veteran ushtrie deklaroi se të rinjtë po niseshin për një mision.  Brian Knight shtoi: “Ata po i përgjigjen thirrjes së Amerikës”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb