“Dëshiron të rikthehet te Barcelona, e dëshiroj edhe unë. Shpresojmë, por akoma nuk di asgjë. Atij i pëlqen shumë kjo ide, e kemi folur edhe me presidentin e Laporta. Duhet të flasim për miliona gjëra në vijim, por Messi-t i pëlqen shumë të rikthehet”. Këto fjalë të Jorge Messi-t, babai dhe menaxheri i “pleshtit”, ka bërë që tifozët blaugrana të ëndërrojnë një rikthim të bujshëm në “Camp Nou”. Po çfarë mungon? Kryesorja është drita jeshile nga La Liga, që sipas mediave spanjolle mund të vijë shumë shpejt.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Negociata në limite”, shkruan Mundo Deportivo. “Dëshira është të rikthehet”, ishte titulli kryesor i Sport, referuar fjalëve të Jorge Messi-t. Përtej dëshirës, ashtu siç u shpreh edhe Jorge Messi, një rikthim i Messit në Barcelonë nuk është aq i lehtë. Në të njëjtën kohë, Arabia Saudite vijon të josh fuqishëm Leo Messin, miliona euro në tavolinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: