TIRANE

Java e Modës në New York ka filluar me shpejtësi, duke ofruar shfaqje të pasarelave për të treguar trendet që mund të dominojnë në vjeshtë dhe dimër.

Të martën, në Glasshouse, një ndërtesë madhështore buzë lumit, shtëpia e dizajnit “Juzui” pati një arritje të rrallë.

Pasi në pasarelë sfiloi edhe nëna e miliarderit Musk, Maye. Flokët e saj të shkurtra ishin të kombinuara me një fustan të gjatë dhe një xhaketë të bardhë me pupla.

Pjesëmarrja e Maye Musk shënon një lidhje të gjatë me shtëpinë e modës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Maye si person, si grua, unë e adhuroj dhe e respektoj atë”, tha dizajnerja kryesore Taoray Wang pas shfaqjes për USA TODAY.

“Ajo më frymëzoi”, tha Wang. “Dhe besoj se ajo nuk ka frymëzuar vetëm mua, por ka frymëzuar shumë nga klientët e mi në Kinë”.
Maye, 76 vjeç, është një modele dhe autore me pesë dekada përvojë në modë. Ajo ka qenë edhe më parë në pasarelën e “Juzui” dhe shkëmbeu një përqafim me Wang pas përfundimit të shfaqjes.

Momenti i Maye Musk në pasarelë vjen ndërkohë që djali i saj ka ngritur pozitat e tij në qeveri gjatë administratës së re.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb