Neymar ka qene i pranishëm këtë javë në institutin e tij “Neymar Jr Instituo” ku ka kaluar një pjesë të kohës me lojtarët që marrin pjesë në këtë institucion. Por ajo që është vënë re, më së shumti nga tifozët shqiptarë është që pas yllit të Barcelonës ndodhet flamuri ynë kombëtar bashkë me të dhe ai i Kosovës.

Në institucionin e Neymar marrin pjesë lojtarë të rinj nga 53 vende të botës.
neymar
“Fundjavën e kaluar bëra një ndalese ne @institutoneymarjr. Ishte e paharrueshme të shikoje njerëz nga 53 vende te ndryshme të botës, që argëtoheshin duke luajtur futboll, gjithnjë me shumë qetësi.

Doja të falënderoja të gjithë pjesëmarrësit. Për të ardhur keq që nuk mund të sfidoj secilin.

Por, në emër të këtyre djemve aty poshtë, falënderoj të gjithë atletet që më bënë të lumtur, me të vërtetë!!”

Foto u postua nga vetë Neymar në Instagramin e tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb