Terroristi Abu Muhsin al-Masri është vrarë në Afganistan gjatë një operacioni forcave të sigurisë në provincën Ghazni.
Ai ishte një ndër terroristët më të kërkuar nga FBI dhe një udhëheqës i lartë i organizatës së famshme terroriste Al-Kaeda.
Al-Masri është egjiptian teksa besohet të ketë qenë nënkomandant i Al-Kaedas teksa SHBA shpalli për të një urdhër-arrest në dhjetor të 2018.
Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë kreu i Qendrës Kombëtare të Kundër-Terrorizmit në SHBA, Chris Miller i cili deklaroi se
“Largimi i tij nga fusha e betejës është një pengesë e madhe për një organizatë terroriste që vazhdimisht po përjeton humbje strategjike të lehtësuara nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj”.
(BalkanWeb)