Pas përfundimit të ndeshjeve me kombëtaret e tyre yjet e futbollit botëror po pushojnë në vende të ndryshme. Nuk mungojnë fotot nga vendet ku ata po qëndrojnë, disa edhe me partneret e tyre, siç është rasti i Lionel Messit, që shfaqet me ngjyra të ndezura me bashkëshorten Antonella.

Cristiano Ronaldo po pushon me familje në Mallorca, por lajmi i ditës ishte përplasja e makinës së tij Bugati, por që nuk po i jepte sulmuesi portugez. Vetëm dëme materiale, në një makine që kushton 1.7 milionë euro.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, minuta ankthi për miqtë dhe familjarët e Neymar. Avioni privat i yllit të PSG ka bërë ulje të detyruar pas largimit nga Barbados. Nuk dihet nëse Neymar ishte në bord.

Shumica e futbollistëve shfaqen pranë detit ose në pishina. Mbappe, Sergio Ramos, Salah, Benzema e shumë yje të botës po karikojnë bateritë e tyre para fazave përgatitore që nisin në korrik. Qershori është muaji i tyre ndaj po e shfrytëzojnë në maksimum.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb