TIRANË- Me kapuç në kokë, e një pistoletë gati për të qëlluar ka hyrë në një kazino tek Zogu i Zi dhe ia ka drejtuar punonjësit.

“Paratë shpejt!”, ka kërcënuar. Sapo punonjësi i ka dhënë xhiron ditorë, rreth 80 mijë lekë të reja, Ilir Leli, 47 vjeç ka ‘avulluar’ por nuk është ndalur me kaq.

Ai është larguar më këmbë nga Zogu i Zi drejt rrugës “Mine Peza” ku sërish i është drejtuar një kazinoje pranë Prokurorisë së Tiranës për ta grabitur por…është kapur nga Policia.

Leli është identifikuar menjëherë nga kamerat e shumta të sigurisë në kazinonë e parë dhe policia është vënë menjëherë në lëvizje, çka ka sjellë edhe arrestimin në kohë rekord.

Policia theksoi se ky person paraqiste rrezikshmëri të lartë pasi pistoletën e kishte me plumb në gojë, gati për qitje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: