ANGLI

Nata e Krishtlindjes duhet të ishte një festë e madhe për familjen e Flamur (Alex) Beqiri në Angli, por për fat të keq nuk ndodhi kështu. Dita e festës së Krishtlindjes ishte fatale për shqiptarin e lindur në Ferizaj të Kosovës, pasi disa persona të paidentifikuar e qëlluan për vdekje 36-vjeçarin në sy të gruas dhe fëmijës së tij.

Kjo ngjarje e rëndë u transmetua me shpejtësi nga mediat vendase, ndërsa ato u përpoqën të hidhnin dritë mbi shkaqet e ekzekutimit. Ai punonte si producent i disa artistëve të njohur në Angli. Bazuar në fotot e publikuara në rrjetet sociale duket se çifti bënte një jetë të shtrenjtë, ndërsa bashkëshortja e tij, Debora Beqiri, shoqërohej me emra të njohur të fushës së artit dhe të modës në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo duket se është mikeshë e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës. Kjo lidhje e ngushtë mes tyre tregohet përmes fotove të publikuara me Ritën, por edhe me motrën e saj.

Në llogarinë e saj në “Instagram” nuk mungojnë fotot me Victoria Beckham. Mediat britanike japin versione të ndryshme për vrasjen e Flamur Beqirit, ndërsa dyshohet se ai ishte përfshirë në disa vrasje në Suedi, por nuk përjashtohet as pista e trafikut të drogës. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar për vrasjen mafioze.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: