Për maturantët sot ka qenë një ditë ndryshe pasi janë të parët që në një kohë pandemie frekuentojnë shkollat. 500 gjimnaze kanë hapur dyert për maturantët që përgatiten 3 javë mësim dhe konsultime para provimeve të qershorit.

Prej derës së çdo gjimnazi ka pasur personel që kontrollonte nxënësit për masat mbrojtëse. Pasi sigurohej që maturantët kishin masat mbrojtëse si maska apo doreza ata lejoheshin dhe rreshtoheshin në oborr.

Në oborrin e çdo gjimnazi janë shenjat me bojë ku duhet të qëndrojnë nxënësit në një distancë 2 metra. Më pas në hyrje të godinës matej temperatura e nxënësve dhe ata shkonin në klasa.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb