Në parlament ka edhe momente kur deputetët lirohen nga kostumi zyrtar dhe kanë kohë të shkëmbejnë edhe përshëndetje apo biseda me njeri-tjetrin. Ka nga ata që mbajnë shënime, ose ata që duan ta shohin parlamentin nga lart për njëherë të vetme.

parlament (1)

Në fotot e siguruara nga gazetarja Marsela Karapanço për BalkanWeb, duket se deputeti demokrat Astrit Patozi ka vendosur të heqë dorë sot nga qëndrimi në karrigen e tij pranë grupit parlamentar të PD. Ai është zhvendosur në lozhë nga ku po ndjek seancën.

kuvend54

kuvend6

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka zënë karrigen e deputetit Flamur Noka pas përjashtimit të tij për 10 ditë nga parlamenti për shkak të gjuhës së përdorur në komision.

kuvendi545

Nga ana tjetër, deputeti Ben Blushi është i vëmendshëm gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama dhe mban shënime, për ato çfarë do të flasë. “Dembeli”, “I paaftë”, “Libra” janë disa nga fjalët e shkruara në shënimet e Blushit.

dok 3

dok

Kurse deputetët socialistë nuk duken aq të vëmendshëm kur flet shefi i tyre, pasi të gjithë e kanë kokën në celular.

kuvend2

Pavarësisht seancës intensive, deputeti Tom Doshi i përjashtuar nga grupi i PS, shkëmben një bisedë të ngrohtë me ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri, i cili shihet duke qeshur. Pranë tyre duket edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, që po ashtu është duke qeshur.
kuvendi2

kuvend5

“Negociata” me sa duket po zhvillohen edhe brenda seancës për ligjin e mbetjeve, pasi Vangjel Dule shihet pranë deputetit socialist Eduart Shalsi.

kuvend10

kuvendi33

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb