ANGLI

Policia e Essex në Britaninë e Madhe pas ngjarjes së rëndë ku u gjetën të vdekur 39 persona brenda një kamioni që ishte nisur nga Bullgaria, ka ngritur një qendër të posaçme për të pranuar telefonata nga shtetasit britanikë, por edhe nga të huajt.

Autoritetet po hasin vështirësi në identifikimin e viktimave. Mediat angleze bëjnë publike numrat e kontaktit të vënë në dispozicion nga Policia e Esexx.

Sipas mediave vendase, britanikët mund të telefonojnë në këtë numër: 056 0944, ndërsa të huajt kanë një tjetër kontakt:0207 158 0010. Kamioni i nisur nga Bullgaria hyri në Britaninë e Madhe nga porti i Holyhead, në Uells, 300 milje larg nga vendi ku u identifikua nga autoritetet.

Capture
Capture

Zona në të cilën ndodhi tragjedia është populluar kryesisht nga emigrantë të ardhur nga Bangladeshi, por autoritete nuk kanë dhënë asnjë detaj shtesë dhe që në fillim paralajmëruan se puna për të identifikuar viktimat do të jetë shumë e vështirë.

Policia menjëherë pas ngjarjes arrestoi shoferin e kamionit. Ai është nga Irlanda e Veriut, ndërsa në mesin e viktimave u raportua se ishte dhe një adoleshent.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: