TIRANE– Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën ‘arrest në burg’ për Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa, 2 nga 8 autorët e dyshuar për grabitjet e parave të bankave në aksin rrugor Qafë-Kashar – Rinas. Dy të dyshuarit mbërritën në Gjykatën e Tiranës nën masa të rrepta sigurie.

“BalkanWeb” mëson se gjatë seancës, ish-komandoja Neim Avdulaj ka pohuar para gjykatës rolin e tij si informator dhe vëzhgues në bandën e grabitjes. Ai ka pohuar se ka qenë duke ndjekur lëvizjet e makinave që do transportonin paratë e BKT-së, ndërsa i nisi një mesazh grupit në momentin kur blindat dolën nga banka. “Vajza u nis” ishte teksti i SMS-së që Neim Avdulaj i ka drejtuar grupit të grabitjes. Dhe pas 25 minutash nga koha e marrjes së mesazhit, ka ndërhyrë edhe pjesa tjetër e grupit për të kryer grabitjen në Qafë Kashar. Ky mesazh është edhe një ndër provat kryesore që posedon Prokuroria ku Neim Avdulaj përfshihet në rolin e informatorit dhe vëzhguesit në bandën e grabitësve të bankës.

“BalkanWeb” mëson se gjatë seancës avokati i Avdulajt ka deklaruar se klienti i tij ka fituar 10 milionë lekë në lloto dhe se nuk ka qenë në vendin e grabitjes.
neim avdulaj ne gjyq 5
Katër nga 8 pjesëtarët e grupit u arrestuan 3 ditë më parë gjatë një operacionit masiv të policisë, e cila kishte siguruar prova të mjaftueshme se ishin pjesë e grupit që kreu grabitjen e blindit me para të bankës BKT në rrugën e Rinasit më 9 shkurt si dhe të grabitjes së 3 dhjetorit 2015 pranë të njëjtit vend.

Të dyja grabitjet kapin vlerën e 7 milionë eurove. Bashkë me ta u arrestuan edhe Fatjon Xhyliu dhe Ditjon Memlikaj, ndërsa u shpallën në kërkim Admir Nikaj (Murataj) dhe Admir Çerpja si edhe dy nipat e Nikaj.

(d.d/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb