Opozita parlamentare zhvilloi sot një takim në orën 10:00 me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim. Takimi u zhvillua në Rezidencën e ambasadores amerikane, ndërsa vjen një ditë pas dakordësisë për administrimin e zgjedhjeve. Nga takimi, duket se opozitarët e Kuvenditm, nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre. Ata thanë se nuk do ta votojnë marrëveshjen.

Deputetët Myslym Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stoiku mbërritën të parët në rezidencën amerikane. Opozita parlamentare u dërgoi letër 2 ditë më parë ambasadorëve Yuri Kim e Luigi Soreca.

Këshilli politik arriti mbrëmë dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve. Palët pranuan përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje. Palët zgjidhën edhe çështjen që mbajti pezull dakordësinë për 4 ditë, atë të përbërjes së komisioneve zgjedhore. PS u tërhoq nga depolitizimi i administratës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme. PS e mori këtë vendim të papritur, pasi PD kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE.

Për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht. Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ. Ky do të jetë një organ darë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb