368,5 milionë euro, kjo është shifra e frikshme që Chelsea ka shpenzuar vetëm në këtë merkato janari. 368,5 milionë euro për tetë lojtarë të rinj. Bosi i ri i bluve nuk u kursye aspak, shpenzime luksi, shifra të padëgjuara, me shpresën që kjo merkato të shpëtojë këtë sezon që po shkon drejt dështimit total.

Në orët e fundit të merkatos, pas negociatave të shumta, Chelsea dhe Benfica gjetën akordin final për Enzo Fernandez. Londinezët derdhën 121 milionë euro në arkën e klubit portugez, duke kaluar edhe klauzolën e largimit, një transferim që u zyrtarizua në orët e para të mëngjesit nga Benfica. Fernandez firmoi me blutë një kontratë deri në 2031 nga ku do të përfitoi 10 milionë euro në sezon.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ylli argjentinas, kampioni i botës, shndërrohet në transferimin më të shtrenjtë në historinë e Premier League, kalon në këtë mënyrë Jack Grealish i cili u transferuar te Man.City për 115 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb