Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka marrë formë gjithçka, teksa pritet të nisë nga çasti në çast manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në foton që sjell “BalkanWeb”, duket se para Presidencës është ngritur podiumi, ku do të flasë Presidenti Meta dhe disa personalitete të tjera të botës së artit, sportit, kulturës. Në anë të podiumit, janë vendosur dy vajza të vogla, të cilat janë veshur me fustane, që mbajnë ngjyrat kuqezi.

Por në shesh nuk mungon dhe tryeza, ku do të firmoset një dekret i jashtëzakonshëm, siç ka thënë vetë Kreu i Shtetit.

Siç shihet nga fotot që sjell “BalkanWeb”, në podium është vendosur një tryezë e kuqe dhe një karrige, ndërsa sipër tavolinës është vendosur Kushtetuta e Shqipërisë, një flamur kuqezi dhe stilolapsi, me të cilin Kreu i Shtetit pritet të firmosë dekretin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb