Është vetëm 27 vjeç, por Santiago Cueva, me një akt heroik ka parandaluar pasoja më të mëdha të sulmit terrorist të së premtes në kryeqytetin e Suedisë, kur një uzbek që simpatizon ISIS-in, me mjet të fuqishëm kaloi në turmën e kalimtarëve. Katër persona vdiqën e 15 u plagosën me këtë rast. Cueva me siguri deri në fund të jetës do të pyes se çfarë do të ndodhte nëse në drekë me kolegun e tij do të rrinte disa minuta më shumë. Ndjeva se kamioni me siguri po shkonte drejtë ndërtesës së Parlamentit”, ka thënë ai. Mendimi i tij i parë ishte ta mbronte Parlamentin suedez i cili ndodhet 500 metra larg, kështu që me furgonin e tij u nis t’i dalë para kamionit.
“Nuk kisha frikë. Ishte një ndjenjë e çuditshme. Kamioni vinte drejtë meje e unë veç doja të mbroja disi njerëzit. Kështu e çova furgonin para kamionit që ta ndalja të mos shkonte tutje”, tha ky ekuadoras i cili që nga viti 1996 jeton në Suedi.
Ky veprim e pengoi terroristin, meqë e humbi kontrollin e timonit. Kamioni në fund shkoi te një qendër tregtare ku u kaplua nga zjarri. Santiago kërceu nga furgonin dhe nxitoi të ndihmonte viktimat.
“Terroristi ndoshta e shfrytëzoi turmën dhe panikun për të ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë ai. “Ishte detyra ime kjo. Isha i veshur me uniformë dhe njerëzit presin diçka nga dikush që ka uniformë. Jo të njëjtë si nga polici, por dëgjojnë p.sh. kur u them të largohen. Ndjehem mirë që provova të bëja diçka”, përfundoi Cueva.(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb