Një prej mjeteve të lundrimit më të mëdhatë në botë jahti i një miliarderi rus është sekuestruar nga Gjibraltari, për shkak se kompania gjermane e prodhimit të tij pretendon se asaj i detyrohet ende një shumë prej 15.3 milionë euro. Pretendimi i saj ka bërë që jahti superluksoz i Andrey Melnichenko të ngecë në Gjibraltar, një territor britanik, që prej së mërkurës së kaluar.

Jahti i regjistruar në Bermuda dhe i ndërtuar nga “Nobiskrug”, la pas kantierin e portit Kiel në Gjermaninë veriore dy javë më parë. Ai është 143 metra i gjatë dhe ka 3 kolona, më e larta prej 100 metrash. Jahti, i një tonazhi prej 12.600, thuhet të ketë kushtuar të paktën 400 milionë euro.

“Nobiskrug” thotë se ai ka edhe një mbulesë nënujore vëzhgimi, një motor hibrid me naftë dhe elektrik, ndërsa sistemi i lundrimit është i një gjendje superperfekte, apo “state of the art”. Dizenjuesi i tij është pikërisht Philippe Starck. Sipas dokumenteve të para nga media gjermane “NDR News”, “Nobiskrug” kërkon një pagesë prej 9.8 milionë eurosh, sikurse edhe 5.5 mln euro për nënkontraktorët dhe interesat.

gjilbartari-1_1487638134-5815922

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: