Një police seksi në Nju Jork, është pranuar edhe si modele e një firme të brendshmesh. Samantha Sepulveda është një oficere në Freeport, sipas një sajti qeveritar në Nju Jork dhe arrin të bëjë një shumë prej 143 mijë dollarësh në vit.

Por ajo nuk mjaftohet me kaq. Pas fotove të shumta të hedhura në Instagram ku reklamon trupin e saj për 110 mijë ndjekës, Samantha ka marrë një ofertë për të qenë modele. Ajo është aq e pashme, sa nuk ka nevojë të përballet me të dyshuarit e saj, pasi ata arrestohen me dëshirë nga ajo.

“Unë ja vë prangat direkt meshkujve pasi ata nuk më bëjnë rezistencë fare,” thotë Samatha për Neë York Post.

“Më arresto kur të duash, është shprehja që dëgjoj më shumë në skenat e krimit,” thotë ajo.

Ambicjet e Samatha-s nuk mbyllen tek rajoni i policisë. Ajo thotë se pas mbarimit të turnit në profesionin si police, shpesh pasditet dhe mbrëmjet e gjejnë nëpër agjenci fotografike duke pozuar.

( BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: