Victor da Silva është stërvitur ditën e sotme me Partizanin. Edhe pse nuk ka ardhur ende zyrtarizimi, futbollisti brazilian ka filluar përgatitjet me pjesën tjetër të skuadrës.

Trajneri i të kuqve, Kolella vlerëson në maksimum lojtarin dhe me interes të madh pritet të shihet sesi do shkojnë gjërat në kampionatin që fillon pas pak ditësh.

Da Silva është një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi ka luajtur për Vllazninë e Shkodrës. Sulmuesi ka kontribuar në të kaluar me Virtus Verona, Chievo Verona, Fermana dhe Istra.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: