Nxirret e pajetë një shtetase angleze nga plazhi i Sarandës. Në vendngjarje ndodhet policia dhe ambulanca. Gjithashtu të pranishëm janë edhe zhytës profesionistë.

Sipas policisë viktima është shtetësja angleze Rebecca Gannon, 29 vjeçe. Ajo ishte e veshur më rrobat të zhytjes profesioniste, ndërsa dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, pasi ka qenë në një ekspeditë zhytje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2022, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe, e cila ka qënë në një ekspeditë zhytje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb