Aktorja Olta Gixhari ishte e ftuar tek emisioni i Ermal Mamaqit, ndërsa ka bërë një veprim të cilin jo të gjithë kane guxim ta ndërmarrin. E veshur me një kostum të zi me stil mashkullor, Olta ka hipur në majë të tavolinës së Ermalit, me takat e saj të kuqe dhe pa nguruar ka hequr pantallonat.

Veprimi i saj ishte një reagim dhe kundërpërgjigje e aktores durrsake ndaj pyetjes së Mamaqit nëse ajo mban apo jo mbathje. Videoja është publikuar para nisjes së emisionit, ndërsa publiku ka brohoritur për veprimin e aktores.

Kujtojmë se Ermal Mamaqi kishte paralajmëruar më herët se në emisionin e sotëm do kishte surpriza.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: