“One World Trade Center” në New York është ndriçuar me ngjyrat e flamurit italian, në nderim të viktimave që humbën jetën si pasojë e tërmetit të 24 gushtit.

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo publikoi disa fotografi të ndërtesës në ‘Twitter’, ku shkruan: “One World Trade Center është ndriçuar me ngjyrat e flamurit italian, për të nderuar viktimat e tërmetit në Accumoli, Amatrice e Arquata del Tronto. Italianët kanë treguar forcë dhe kurajo përballë kësaj katastrofe, ndërsa njujorkezët po luten për ta dhe janë të gatshëm të ofrojnë mbështetjen e tyre.”
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb