Një operacion i befasishëm policor ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Sipas informacionit të raportuar nga gazetari Xhuljan Ferzaj, forcat Operacionale kanë arrestuar 4 persona, 2 prej të cilëve me precedentë penalë. Mësohet se policia ka ndaluar një automjet tip “Audi” me targa angleze, në mes të bulevardit, dhe më pas ka arrestuar tre persona që ndodheshin në automjet.

Operacioni është kryer nga oficerë civilë, të cilët kanë arrestuar 3 personat e kërkuar.

Policia nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar, dhe mbeten të paqarta arsyet e ndalimit dhe veprat penale që mund të rëndojnë mbi personat e arrestuar.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të japin informacion zyrtar në orët në vijim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb