GREQI

Dy shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni antidrogë në kufi, nga ana e palës greke. Shqiptarët e moshës 32 vjeç dhe 24 vjeç po transportonin drejt Greqisë me 55 kg marijuanë ekzaktësisht në kufirin e gjelbër.

Ata po përdornin një furgon për ta transportuar ngarkesën teksa bëhet me dije nga Policia greke se droga ishte e vendosur në 3 çanta me 30 pako.

Po ashtu janë sekuestruar edhe 5 celularë, 6 karta SIM dhe 1 mijë e 220 euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb