TIRANË

Prokuroria ka vendosur të pushojë veprimet e saj në lidhje me kallëzimin e bërë nga opozita për ish-kryeprokuroren e përgjithshme të përkohshme, Arta Marku. “BalkanWeb” mëson se ky vendim i prokurorisë  do të shqyrtohet nga gjykata gjatë ditës së sotme. Në fund të janarit të 2019, opozita kallëzoi penalisht Arta Markun për shpërdorim detyre.

Kallëzimi i depozituar në Prokurori mban firmën e ish-krerëve të Grupeve Parlamentare të PD-së dhe LSI, konkretisht Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.

Sipas pretendimeve të opozitës, ish-kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, kishte kualifikuar Bujar Sheshin si kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pa marrë më parë një konfirmim nga Autoritetit i Dosjeve në lidhje me pastërtinë e figurës së tij.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: