30 qershori ishte një datë e veçantë për Kristjan Asllanin, me yllin kuqezi që firmosi kontratën e jetës.
Në krahë të presidentit Zhang, Asllani hodhi firmën mbi një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitoi 1,2 milionë euro në sezon. Ashtu si te Kombëtarja, Asllani zgjodhi numrin 14-të, numër që më parë tek Inter e mban Ivan Persic.
Në foton e publikuar në rrjetet sociale, spikati një koment i ardhur pikërisht nga mesfushori kroat:

“Paç fat vogëlush”, ishte komenti i bërë nga Perisic. 20-vjeçari kuqezi zbarkoi në Milano si zëvendësuesi i Brozovic, një transferim që do ti kushtojë në total klubin zikaltër 14 milionë euro.
(BalkanWeb)