Një Itali jo brilante, por cinike, kalon Maltën me rezultatin e pastër 2-0 duke marrë fitoren e parë në kualifikueset e “Euro2024”. Pas disfatës kundër Anglisë në “Maradona”, ekipi i Mancini reagon shpejt, por ky sukses nuk ngroh aspak ambientin “azzurr”, kalon klasën vetëm Retegui. Zbulimi i Mancinit gjeti golin në minutën e 15-të, pas një goditje të bukur me kokë në zonë, ky ishte goli i tij i dytë në dy ndeshje me Italinë. Në minutën e 27-të, ishte Pessina që realizoi golin e dytë duke hipotekuar këtë fitore. Pavarësisht suksesit, mediat në Itali nuk festojnë plotësisht:

  • foto galeri
  • foto galeri

“Retegui është, Italia pak”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. “Vetëm Retegui”, ishte titulli i përzgjedhur nga Corriere me të përditshmen sportive që shton se një përfaqësuese zhgënjyese fiton 2-0 përballë Maltës. Nuk është shumë i kënaqur me këtë sfidë edhe trajneri Roberto Mancini:

Mancini
Mancini

“Mirë vetëm rezultati. Këto janë ndeshje ku ke shumë për të humbur, duhet të jesh i kujdesshëm pasi mund të bëhen shumë të vështira. Duhet të fitonim dhe e bëmë këtë, por sigurisht duhet të bënim më mirë, të gjithë. Retegui? Edhe kundër Maltës bëri të tijën, zhbllokoi ndeshjen, ishte thelbësore. Ai është një ‘bomber’, ka cilësi të rëndësishme, për këtë arsye vendosëm ta thërrasim në kombëtare”, u shpreh ndër të tjera Roberto Mancini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb