Donald Trump po rikthehet sot më 20 janar 2025 në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Në Uashington po mbahet ceremonia e inaugurimit, që do ta bëjë atë presidentin e parë i cili do të shërbejë në mandate jo të njëpasnjëshme që nga vitet 1890.
78-vjeçari Donald Trump bën betimin për një mandat të ri katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Presidenti Joe Biden, 82 vjeç, largohet nga presidenca pas një mandati të vetëm.

Pikërisht, në Kapitol, ku bëhet ndërrimi i pushtetit, Trump ka takuar edhe Biden.
(Balkanweb)