Pas armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, shumë palestinezë gjejnë vetëm shkatërrim dhe rrënoja në vendet ku dikur kishin jetuar.

  • foto galeri

Pas muajsh luftë, rreth 2 milionë palestinezë që kishin braktisur shtëpitë e tyre, po ëndërrojnë të kthehen.

  • foto galeri

Armëpushimi, i cili hyri në fuqi të dielën, do t’u mundësojë disa prej tyre të kthehen, por përmes qyteteve si Rafah në jug dhe Jabalia në veri, lehtësimi ishte shoqëruar nga dhimbja e humbjes së madhe.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për të gjithë ditët dhe netët e bombardimeve që kishin mbijetuar gjatë fushatës shkatërruese të Izraelit, njerëzit nuk kishin mundur të kuptonin se vendet që njihnin mund të bëheshin kaq të pabesueshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas OKB, 92% e shtëpive janë shkatërruar ose dëmtuar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Aktualisht, nuk ka një plan të qartë për rindërtimin pas luftës. Punët e mëdha për pastrimin e rrënojave varen nga qëndrueshmëria e armëpushimit, i cili është në fazën e tij fillestare prej gjashtë javësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb