Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, për një kohë të gjatë kanë raportuar me shqetësim për një sërë tregjesh, të përhapura në Kinë, ku shiten lakuriqë nate, por edhe mish maceje e qensh, ushqim tradicional për kinezët.

Pasi kishte kaq shumë shqetësime, Kina mori masa dhe shumicën e tregjeve të tilla të pista i ka mbyllur, pasi janë burim infeksionesh, shkruajnë mediat e huaja.

Mirëpo, një tjetër shtet duket se paraqitet problematik sa i përket higjenës në shitje të ushqimeve. Në këtë treg në Indonezi shiten lakuriqë nate, të cilët nuk plotësojnë kushtet themelore sanitare.

Ka dyshime se edhe koronavirusi u përhap për shkak të një tregu në Kinë, ku shitej mish qeni, maceje e lakuriqi nate në mënyrë krejt të papërshtatshme, e kështu besohet se edhe në Indonezi mund të ketë rrezik përhapje të ndonjë virusi nga tregje të tilla, jashtë cdo kushti higjeno-sanitar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb