Pamje tronditëse vijnë nga SHBA, një nga vendet më të prekura nga koronavirusi. Në Nju Jork, shteti amerikan më i dëmtuar nga Covid-19, të vdekurit nga virusi po grumbollohen në varre masive në një ishull.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Autoritetet në Nju Jork kanë thënë se janë detyruar që të veprojnë me varrime masive, pasi numri i viktimave nga Covid-19 ka arritur mbi 7000 njerëz. Mediat ndërkombëtare kanë përcjellë imazhet e rënda nga Nju Jorku, ku autoritetet po varrosin të vdekurit nga pandemia që ka përfshirë rruzullin.

Në pamje duket qartë sesi arkivolet prej druri grumbullohen e vendosen sipër njëri-tjetrit, pasi më herët është hapur një gropë e madhe. Varrezat në Nju Jork janë të mbushura, prandaj u vendos që varrimi i viktimave nga Covid-19 të bëhet në një ishull disi të vetmuar.

Autoritetet nga zyrat e shtetit të Nju Jork kanë thënë se varrimi do të vazhdohet të bëhet në të tillë mënyrë, në ishullin Hart, pasi nuk ka vend në varrezat e qytetit. Në vetëm 24 orët e fundit, në shetin amerikan të Nju Jorkut kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 799 njerëz.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb