TIRANË

Një pikë karburanti është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Ngjarja është shënuar pranë Komisariatit numër 6. Gazetarja Dorjana Bezat raporton “Balkanweb” se zjarri ka rënë në një karburant, si pasojë e një çarjeje dhe tubit i gazit ka marrë flakë.

Nuk ka persona të lënduar por ngjarja ka shkaktuar panik në zonë

Policia e zjarrfikësja kanë arritur në vendngjarje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb