Papa Françesku udhëtoi në burgun e “Paliano”, në krahinën e Frosinone, për të festuar Meshën e “Darkës së Zotit”. Papa Françesku ka mbajtur ditën e enjte një meshë në Koena Domininë, në burgun e famshëm, ku vuajnë dënimin kriminelë të rrezikshëm, shkruan “IL GIORNALE”. Gjatë ceremonisë, Papa Françesku lau këmbët e 12 të burgosurve, përfshirë tre gra dhe një mysliman, një argjentinas, një shqiptarë dhe një italian. Papa Françesku u ka puthur këmbët 12 të burgosurve që kërkojnë faljen e perëndisë. Midis tyre, dy janë me dënime të përjetshme, dhe për gjithë të tjerët dënimi duhet të përfundojë  në mes të 2019 dhe 2073, siç e thamë edhe më lart midis tyre është edhe një shqiptar.
“Zoti do kështu, nga fillimi në fund”, mësohet t’u ketë thënë Papa të burgosurve.

w5oGWFwuyqwy1bUc-paliano_lavanda_dei_piedi

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: