Shenjat u dhanë që në derin mes ekipeve B dhe ajo që paralajmëroi “BalkanWeb” pak ditë më parë tashmë është bërë realitet. Esat Mala është rikthyer me ekipin e parë të Partizanit pas një mungese të gjatë dhe do të jetë në shërbim të trajnerit Adolfo Sormani jo vetëm për derbin e madh të kryeqytetit, por edhe për pjesën e mbetur të sezonit. Një lajm shumë i mirë ky për trajnerin që do ketë në gatishmëri një prej elementëve më të mirë të ekipit që u shpall kampion sezonin e shkuar në një kohë kur Lorenc Trashi ka humbur këtë përballje për arsye dëmtimi dhe gjendja e Telushit mbetet ende në monitorim.

Mala
Mala

Mala u përjashtua nga skuadra e parë tre muaj më parë më 24 nëntor, pas mungesës së rinovimit, vendim ky i presidentit Demi, ndërsa prej atëherë kaloi tek ekipi B i kryeqytetasve, për të mos luajtur më as aty me nisjen e vitit 2020. Përplasja mes drejtuesve të Partizanit dhe agjencisë holandeze që ka në menaxhim Esat Malën duket se ka përfunduar vetëm dje në mbrëmje, teksa burime pranë të kuqve bëjnë me dije se mesfushori është pranë nënshkrimit të një tjetër kontrate me klubin kampion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: