Pak kohë më parë, Paris Hilton njoftoi për audiencën e saj në internet se lindi fëmijën e saj të parë përmes një nënë surrogate.

Trashëgimtarja e famshme dhe bashkëshorti i saj, Carter Reem, vendosën të shpërndajnë një foto familjare në rrjetet sociale, duke treguar për herë të parë fëmijën.

Përmes Instagramit, Hilton ka ngarkuar gjithsej dy foto. Në të parën, të tre pozojnë me foshnjën duke fjetur në krahët e nënës së tij. Në pamjen e dytë, Paris Hilton shihet e vetme me foshnjën, duke i dhënë një puthje.

“Phoenix i vogël. E gjithë bota jonë”, shkruan Hilton, duke zbuluar kështu emrin që vendosën t’i vendosin fëmijës.

Paris Hilton zbuloi në fund të janarit të kaluar se ajo dhe bashkëshorti Carter Rim mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku – një djalë – përmes një nënë surrogate.

Duke postuar një foto të ëmbël në Instagram ku shihet duke mbajtur për dore të porsalindurin, ajo ka shkruar: “Të duam shumë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Hilton, 41 vjeç, konfirmoi gjithashtu lajmin për People, duke thënë: “Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të bëhesha nënë dhe jam shumë e lumtur që Carter dhe unë e gjetëm njëri-tjetrin. Jemi shumë të emocionuar që kemi familjen tonë së bashku dhe zemrat tona janë plot dashuri për djalin tonë të vogël”.

Paris, megjithatë, nuk zbuloi se kur e mirëpritën fëmijën e tyre apo emrin e tij.

Në dhjetor, Paris Hilton foli me gjëegjëza në Instagram: “Kam një sekret. Diçka po vjen…”

Paris dhe Carter u martuan në nëntor 2021 dhe kanë qenë të hapur për planet e tyre për të bërë IVF për të krijuar një familje.

“Ne kemi folur për fëmijët që nga fillimi i lidhjes sonë, që në muajt e parë që ishim çift”, tha Hilton në prill.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb