PSG dështoi sërish në Champions, me Bayern që i është kthyer në një “mace të zezë”, një humbje e rëndë që pritet të ketë një efekt domino shumë të madh në të ardhmen e klubit francez. Kjo nuk ishte vetëm një ndeshje futbolli, ishte më shumë se kaq, u pa qartë që në start me mesazhet që lëshuan tifozët dhe mënyrën se si e përcollën mediat.

Lequipe
Lequipe

L’Equipe në faqen e parë shkruan: “Parisi pa gjeni”, titull shoqëruar me foton e Messi-t. Më të ashpër në reagim ishte RMC Sport duke goditur fort Marco Verratti-n, autor i dy gafave:

“Duhet ta kthejmë te Pescara, kështu mund të haj qebapët e tij, të bëjë xhiro në det, të pijë shotsa dhe cigare. Në këtë mënyrë do të jetë i heshtur, nuk do të shqetësojë askënd”, shkruan ndër të tjera media franceze.

Bild
Bild

I ndryshëm është diskutimi në Gjermani, Bild shkruan: “Kjo ishte fitorja më e rëndësishme e Nagelsmann, ndërsa Sky Sport shton se Bayern nxori në pah të gjithë limitet e PSG.

  • foto galeri
  • foto galeri

Shumë provokues në titujt e tyre ishte dhe mediat spanjolle: “Nëse dëshiron të fitosh Champions, ti e di”, ishte titulli i përzgjedhur nga Marca. “Falimentim”, shkruan Sport në faqen e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: