Pas një periudhe përgjumjeje pas hyrjes së ekipit të parë në stadiumin e ri, punimet në kompleksin e Partizanit kanë nisur së fundmi dhe po ecin me ritëm të kënaqshëm.

Në një vëzhgim të gazetës , u vu re se në pjesën e parkingjeve dhe zonën pas stadiumit, ku do të kalojnë tifozët, e gjithë sipërfaqja është shtruar me beton.

Ky është padyshim një zhvillim shumë pozitiv, pasi me vendosjen e stolave në stadium ka shumë pak pengesa për të organizuar ndeshje. Gjithashtu, burime për gazetën bëjnë me dije se në ditët e ardhshme do të nisë puna edhe për shembjen e godinave të ish-hartografisë, që po pengojnë nisjen e punës për ndërtimin e dy fushave stërvitore.

000
000
Ooo
Ooo
P P
P P
Pppp
Pppp

 

Një ekskavator dhe mjete të tjera të rënda janë pozicionuar aktualisht në kompleks. Ndërkohë, vijon puna edhe brenda hotelit, që ka marrë vëmendje të veçantë së fundmi. Panorama Sport

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: